Ndeshja e fundit me Vllazninë në Kupë, Krymi: Do largohem drejt Bjellorusisë

schedule17:28 - 24 Maj, 2022

schedule 17:28 - 24 Maj, 2022

Ardit Krymi po luan ndeshjet e fundit me Vllazninë, pasi në fund të sezonit do të largohet nga shkodranët.

Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari për “Panorama Sport”, i cili ka theksuar se menjëherë pas finales së Kupës së Shqipërisë me Laçin do të udhëtojë drejt Bjellorusisë për t’iu bashkuar ekipit të ti.

“Kësaj here arritja e trofeut të dytë radhazi i Kupës do të më shijonte edhe më tepër, pasi do të përkonte edhe me largimin tim nga Vllaznia”.

Më pas ai zbuloi edhe se ekipi i tij i ri do të jetë në Bjellorusi. “Kam folur edhe me presidentin Xhaferi dhe kemi rënë dakord që sapo të përfundojë takimi i Kupës, do të jem i lirë.

Unë me datë 1 qershor, pra pa mbushur 24 orë nga përfundimi i finales, do të nisem në drejtim të Bjellorusisë për t’u bashkuar me ekipin tim të ri”, ka thekusuar Krymi. /f.a/abcnews.al