Ndërtuesit përjashtohen nga tatimi i kalimit të pronësisë së pasurisë së paluajtshme

schedule18:14 - 1 Shtator, 2018

schedule 18:14 - 1 Shtator, 2018

Ndërtuesit përjashtohen nga detyrimi për të paguar tatimin mbi fitimin, kur kryejnë një transaksion për pasuritë e paluajtshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se udhëzimi i ministrit të Financave dhe të Drejtësisë është botuar në fletoren zyrtare.

Kjo bën të mundur hyrjen në fuqi të ndryshimeve në paketën fiskale, e cila përjashton ndërtuesit nga tatimi që paguanin për llogari të pronarit të truallit në momentin që blinin tokën ku do të ndërtonin.

Udhëzimi qartëson se “investitorët në biznesin e ndërtimit nuk janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Ata janë subjekt pagues vetëm i taksës vendore”

Ky udhëzim qartëson gjithshtu edhe procedurën e mbajtjes së tatim- fitimit në rastin e kalimit të pronësisë në trashëgimi apo transaksioneve të ndërtesave që nuk kanë vlerë të përcaktuar në kontratën e blerjes. /abcnews.al