Ndërtuan pa leje, një i arrestuar dhe një i proceduar penalisht në Kukës

schedule09:22 - 30 Qershor, 2023

schedule 09:22 - 30 Qershor, 2023

Një 39 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit dhe një tjetër është proceduar penalisht, pasi akuzohen për ndërtim pa leje. Sipas policisë i arrestuari kishte ngritur një objekt për qëllime biznesi, dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në zonat urbane, kryesisht brenda vijës së verdhë dhe në zona të mbrojtura, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve.

I arrestuari banues në Kukës, rezultoi se kishte ndërtuar një objekt për qëllime biznesi, pa lejen e organeve kompetente ndërsa një tjetër shtetas është proceduar penalisht, pasi u konstatua se kishte ndërtuar në këtë fshat, një objekt pa lejen e organeve kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!