Një 59 vjeçar në Theth është arrestuar pasi kreu ndërtime pa leje. Arrestimi vjen pasi policia konstatoi se në një objekt ishin kryer punime me qëllim shtimin e ambienteve për përfitime turizmi.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, është vënë në pranga pronari i objektit, i cili dyshohet se i ka kryer punimet me qëllim krijimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.
/abcnews.al