Ndërtoi pa leje një objekt në vijën bregdetare në Dhërmi, procedohet penalisht 53-vjeçari

schedule10:39 - 30 Qershor, 2024

schedule 10:39 - 30 Qershor, 2024

NJë 53-vjeçar është procewduar penalisht në kuadër të operacionit policor të koduar “Coastline”, për lirimin e hapësirave nga ndërtimet pa leje, brenda vijës bregdetare, në qarkun Vlorë.

53-vjeçari ndërtoi pa leje një objekt me strukturë druri (beach-bar), në vijën bregdetare në Dhërmi.

Në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe IMT Himarë, rikthehet në gjendjen fillestare hapësira e plazhit.

Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë, me qëllim rikthimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin sipas ligjit të çdo shtetasi që prek këto hapësira dhe i shfrytëzon ato në mënyrë të paligjshme./abcnews.al