Lihet në burg ish-kreu i IMT-së në Durrës, Ardian Halili. Gjykata e Durrësit vendosi si masë sigurie “arrest në burg” ndaj Ardian Halilit, i cili u arrestua tre dite më parë nga policia.
Mbi Halilin rëndojnë dy akuza “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shpërdorim detyre”.
Ardian Halili u arrestua tri ditë më parë nga policia e Durrësit, për ndërtimin pa leje të një kompleksi turistik në fshatin Shetah në zonën e Kepit të Rodonit.
Resorti u shemb një ditë më parë, të premten, me një shpërthim të kontrolluar.
Kujtojmë se Ardian Halili u emërua në krye të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Durrësit më 7 maj 2018 dhe e mbajti këtë detyrë deri në prill 2021.
Gjatë këtyre viteve që drejtonte institucionin që duhet të mos lejonte ndërtime pa leje, ishte vetë i pari që përfitoi nga posti dhe ndërtoi mbi 10 godina në zonën turistike të Shetajt, në veri të Durrësit, një nga zonat më të bukura të Adriatikut.
Policia e Durrësit vuri në pranga Ardian Halilin, ndërsa rasti zbulon se mbyllja e syve ndaj ndërtimeve pa leje, ka qenë deri në krye të institucioneve që duhej të raportonin paligjshmërinë.
Ish-zyrtari ra në pranga këtë të mërkurë nga specialistët për hetimin e Krimit Ekonomiko Financiar. Shtëpitë e pushimit janë ndërtuar pranë Kepit të Rodonit, në një zonë të rrethuar nga deti dhe hotelet e restorantet për pushuesit.
/abcnews.al/

