Policia e Tiranes ka ndaluar ndërtuesin SINO Llanaj pasi ka kryer punimet pa leje por edhe në hapësirën e përbashkët të pallatit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit.”
Në pallatin e biznesmenit Sino Llanaj janë konstatuar 4 mijë metra katror pa leje, ndërsa ka nisur edhe blllokimi i pallatit.


