Ndërtimi i ujësjellësit, banorët e Lumasit-kreut të Njësisë Administrative: Nuk na përfaqëson

schedule18:35 - 9 Qershor, 2021

schedule 18:35 - 9 Qershor, 2021

Banorët e Lumasit të Kuçovës që kërkojnë ndalimin e punimeve të ujësjellësit për shkak se tokat tyre do mbeten pa vaditur i janë drejtuar kreut të njësisë administrative, Arti Çela duke i thënë se ai nuk është në anën e tyre.

Por diskutimi nuk ka vazhduar gjatë pasi policia urdhëroi që ata të dilnin jashtë.

“Sot kemi ardhur në komunë t’ia bëjmë të qartë kryetarit nëse  nuk çon zërin tonë lartë do ta nxjerrim nga zyra pasi ai nuk na përfaqëson ne si banor por është pro atyre që po na sulmojnë dhe marrin ujin,” thotë një prej tyre.

“Gjithçka e kemi nga ky ujë nëse do të e marrin dhe këtë ujë s’do kemi as blektori e as bujqësi.”

Salillari është kompania që ka nisur punimet për ujësjellësin që do furnizojë me ujë disa fshatra të Kuçovës. Banorët thonë se deri sa gjykata të jepte vendimin nuk duhet të niste ndërtimi. Ndaj sipas tyre ata nuk do ndalin protestat të cilat shpesh herë kanë qenë dhe të dhunshme nga ana e policisë. /abcnews.al/