Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërtimi i një aleance transatlantike mbi të drejtat e njeriut

schedule10:36 - 16 Mars, 2021

schedule 10:36 - 16 Mars, 2021

Nga Knox Thames, The Hill

Shtetet e Bashkuara dhe Europa ndajnë vlera të përbashkëta rreth të drejtave të njeriut.

Kjo e bën aleancën tonë të fortë, demokracitë më të gjalla dhe lidhjet mes vendeve më të qëndrueshme. Sekretari i Shtetit Tony Blinken foli për rëndësinë e aleancave dhe politikat e administratës për të drejtat e njeriut përpara Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një qasje më të guximshme.

Nëse Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Gjermania bien dakord të koordinojnë promovimin e të drejtave të njeriut në të gjitha aspektet e marrëdhënieve diplomatike, të sigurisë dhe tregtare, kjo do të krijonte një aleancë për të drejtat e njeriut që ndryshon lojën. 

Një veprim i tillë është i nevojshëm. Ambienti është gjithnjë e më i zymtë. Freedom House raportoi vitin e 15-të radhazi të rënies së lirisë globale, “marzhi më i madh i regjistruar që nga fillimi i trendit negativ në 2006.” Freedom House vuri në dukje gjithashtu se “Recesioni i gjatë demokratik po thellohet.”

Kina vazhdon të jetë shqetësim për  Hong Kong duke shtypur pakicat fetare . Ushtria në Mianmar nisi një grusht shteti,  ndërsa nga ana tjetër vazhdon të kryejë gjenocid kundër myslimanëve Rohingya .

Irani vazhdon me kërcënimin e zhvillimit bërthamor. Konfliktet e dhunshme viktimizojnë civilët, me afër 80 milion persona që janë zhvendosur. Zbulimet e Qendrës Kërkimore Pew raportojnë se kufizimet fetare ndikojnë pothuajse në dy të tretat e njerëzimit.

Për të sfiduar këtë pamje të zymtë, vetëm Amerika e Veriut dhe Europa kanë burimet e duhura dhe angazhimin për të luftuar këto qasje negative.

Udhëheqja e kombinuar e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Gjermanisë mund të sjellë ndryshime pozitive. 

Pse pikërisht këto vende? Diplomacia, ekonomia dhe ushtria i veçon këto 3 vende.

Të gjithë këto vende kanë burime të gjera diplomatike për të ndjekur abuzimet e të drejtave të njeriut, për t’u përballur me antisemitizmin, për të promovuar lirinë e fesë ose besimit dhe për të luftuar trafikimin e personave.

Presidenti Biden njoftoi se ” Amerika është rikthyer ” dhe do të rimarrë rolin e saj tradicional të udhëheqjes në çështjet botërore. Pas daljes nga Bashkimi Europian, Britania e kryeministrit Johnson ka në synimet e tij një të drejtat e njeriut.

Dhe ndërsa Gjermania do të rishikojë për një zgjidhje më vonë, roli i saj udhëheqës në Bashkimin Europian nuk do të ndryshojë, as dëshira e saj për të punuar me Shtetet e Bashkuara.

Çështja e abuzimeve është hapi i parë.

Komunikimi duhet të vazhdojë. Por fjalët e thjeshta nuk do të mjaftojnë. Marrin parasysh situatën në Kinë.

Reformat kineze nuk u materializuan kurrë  nga angazhimi  ekonomik i vendeve të tjera  gjatë dekadave të mëparshme. Pekini theksoi shqetësimet për të drejtat e njeriut dhe vazhdoi me planet e tij sepse pjesa tjetër e botës nuk arriti të shihte pasojat.

Krijimi i pasojave reale është ajo që do të lëvizë regjimet shtypëse. Të bësh diçka të tillë sigurisht kërkon një angazhim të fortë dhe administrim të mençur të ndikimit  kolektiv.

Lidhja e marrëdhënieve të favorshme tregtare ose mbështetjes ushtarake me mbrojtjen e të drejtave të njeriut do të tregonte seriozitet.

Organizata  Magnitsky si një akt global, siguron që shkelësit të kuptojnë rëndësinë e sanksioneve. Secili do të duhet të parandalojë investimet në vendet përndjekëse, të tilla si legjislacioni amerikan për të bllokuar mallrat nga  Kina ose propozimi i Parlamentit Europian për të kërkuar zinxhirë furnizimi për të shqyrtuar shkeljet e mundshme.

Partneritetet do të jenë një bashkim i forcës: si Bashkimi Europian, Kanadaja, Holanda, Norvegjia dhe të tjerët. Udhëheqja e qëndrueshme nga Amerika e Veriut dhe Europa mund të jetë pika kyçe përmes diplomacisë pasuese që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e jashtme.

Mbrojtja e demokracive dhe promovimi i të drejtave të njeriut nuk do të jetë e lehtë.

Kina dhe Rusia do të përcaktojnë një kosto, duke shpejtuar të nxjerrin në pah mangësitë. Sigurisht, asnjë vend nuk është i përsosur.

Ajo që duhet të na dallojë nga vendet e tjera është angazhimi ynë i përbashkët për përmirësimin e vazhdueshëm të të drejtave civile të qytetarëve tanë.   Mosmarrëveshjet mbi tregtinë midis Britanisë, SHBA-së dhe Gjermanisë gjithashtu mund të pengojnë një partneritet për të ndryshuar lojën.

Dhe të tre vendet kanë mosmarrëveshje me Rusinë – sektori financiar i Mbretërisë së Bashkuar,  tubacioni Nord Stream 2 dhe politika presidenciale amerikane .

Megjithatë, nëse mund ta kthejmë kohën pas dhe të lëmë mënjanë mosmarrëveshjet,  të tre këto vende mund të kenë një ndikim pozitiv. Mjedisi i përkeqësuar globalisht për të drejtat e njeriut shtron një pyetje të rëndësishme – sa i japim rëndësi vlerave tona?

A do të mbrojmë të drejtat që gëzojmë në shtëpi kur shkelen diku tjetër?

Një aleancë transatlantike për të drejtat e njeriut – me Uashingtonin, Londrën dhe Berlinin do të ndikonte pozitivisht kudo në botë, duke nxitur të drejtat e njeriut dhe sigurinë njerëzore. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!