Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërtimi i nënstacionit elektrik nëntokësor në Tiranë/ Firmoset marrëveshja, Karakaçi: Investim 22.5 milionë euro

schedule11:26 - 1 Prill, 2026

schedule 11:26 - 1 Prill, 2026

TIRANË- Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, thotë se se reformat e ndërmarra në vend po japin rezultate konkrete dhe po rrisin besimin e partnerëve ndërkombëtarë ndaj institucioneve publike në vend.

Sipas tij, shembulli më i fundit është marrëveshja e arritur mes OSHEE Group dhe BERZH për financimin e ndërtimit të një nënstacioni të ri energjetik në qendër të Tirana.

Ai thekson se projekti me kapacitet 110/20 kV do të ndërtohet në nëntokë, duke garantuar standarde më të larta sigurie dhe një furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike për qytetin dhe zonat përreth.



Ministri i Energjisë shprehet se investimi kap vlerën e 22.5 milionë eurove dhe është në përputhje me Planin e Masave për Qytetin e Gjelbër të Tiranës (GCAP), në kuadër të programit “Green Cities” të BERZH-it.

“Reforma në sektorin energjetik po jep rezultate konkrete, duke rritur besimin e partnerëve ndërkombëtarë ndaj institucioneve tona publike.
Shembulli më i fundit është marrëveshja mes #OSHEE Group dhe #BERZH për financimin e ndërtimit të nënstacionit të ri në qendër të Tiranës.
Ky projekt energjetik 110/20kV ✅ është unik në llojin e tij, pasi do të ndërtohet në nëntokë, duke garantuar siguri dhe furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për të ardhmen.
Me një investim prej 22.5 milionë euro, projekti është në përputhje me Planin e Masave për Qytetin e Gjelbër të Tiranës (GCAP), në kuadër të programit “Green Cities” të BERZH-it”, thuhet në postimin e ministrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!