Një tjetër investim i OSHE është gati në përfundim në qytetin e Lushnjes. Bëhet fjalë për ndërtimin e dy fiderave të rinj dhe ndërtimin e 23 kabinave të reja në në stacionin Plasmasit.
Për të parë nga afër këtë investim të OSHE, ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Duke vënë në pah mungesën e investimeve në infrastrukturën energjetike në këtë zone, tha se ky investim bëhet për fusha strategjike si industrinë, agrikulturën, bujqësinë dhe shëndetësinë.
Nga këto investime përfitojnë afro 4500 abonentë ndërsa krahas përmirësimit të furnizimit me energji, këto investime do të bëjnë të mundur edhe uljen e humbjeve në rrjet./ABC News Albania 24/7