Ndërtimi i bypassit të Apolonisë, nxjerr në sipërfaqe gjurmët e një varreze masive romake

schedule11:02 - 20 Maj, 2021

schedule 11:02 - 20 Maj, 2021

Gjatë punimeve  për  ndërtimin e bypassit të Apolonisë janë  zbuluar gjurmët për një varreze masive antike.

Varreza ndodhet jashtë murit rrethues të qytetit të lashtë.

Sipas  arkeologëve varreza masive që janë gjetur në murin rrethues të qytetit të lashtë i përkasin periudhës romake, shk.1 pas Krishtit.

Të kontaktuar, arkeologët që po punojnë në këtë zonë nuk kanë preferuar të japin detaje në lidhje me ecurinë e gërmimeve por nga ana tjetër banorë të zonës kanë konfirmuar që  gërmimet janë ndëprerë që në 11 maj që nga nisja e ndërtimit të bypassit të Apollonisë.

Neritan Ceka eshte këshilltar i projektit te germimeve në rrugën që lidh bypass e Fierit me Apoloninë.

Gërmimet nisen disa jave me pare. Ministria vendosi te gërmohej ne territorin jashtë parkut pasi nga sondazhet doli se ka objekte arkeologjike nëntoke. Sondazhet u bene si procedure perpara nisjes se punimeve për lidhjen mes Apollonisë dhe By pass-it. Tani me këtë zbulim jo vetëm qe për rrugë nuk do vazhdojnë punimet por Apollonisë i shtohet një thesar i trashëgimise kulturore. Zbulimi jep te dhëna te reja për jetën ne Apolloni dhe rrethina ne antikitekt”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!