Ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, sa shkon vlera e segmentit dhe tarifa për makinat

schedule17:40 - 6 Qershor, 2022

schedule 17:40 - 6 Qershor, 2022

Këtë vit është planifikuar nisja e punimeve për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar, e cila pritet të përfundojë ne vitin 2024.

Tenderin për ndërtimin e këtij segmenti i ka fituar kompania Gener 2, e cila përveç ndërtimi të rrugës edhe do ta mirëmbajë atë përgjatë 35 viteve të ardhshme.

Kostoja për ndërtimin e kësaj rruge do të përballohet e gjitha nga kompania Gener 2, e cila më pas do të vjelë të ardhurat përmes tarifave të kalimit, që o u merren automjeteve.

Vlera totale e ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar është 245 milionë euro, ndërkohë që pritet që kompania gjatë 35 viteve që do të mirëmbajë por dhe do të marrë taksat e makinave që do të kalojnë aty, të shkojë në vlerën 307 milionë euro.

Tarifa e taksës së kalimit për makinat e thjeshta do të jetë 2.5 euro duke përfshirë dhe TVSH-në.

Ndërkohë që gjatësia totale e aksit Thumanë-Kashar është 20.08 kilometra.

Buxheti i shtetit merr përsipër që të garantojë fluksin e automjeteve që do të kalojnë për 8 vitet e para të operimit, dhe nuk do të paguajë më shumë se 22.8 milionë euro për të gjithë periudhën.

Kujtojmë që në muajin janar të vitit 2019-të, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku anuloi kontratën me kompaninë për ndërtimin e këtij aksi, por në korrik të muajit të shkuar Gjykata Administrative e Apelit urdhëroi ministrinë që të përcjellë për miratim kontratën në Këshillin e Ministrave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!