Ndërtimi i aksit Shkodër-Velipojë, banorët e Bërdicës në protestë: Na është dëmtuar toka

schedule19:19 - 17 Tetor, 2020

schedule 19:19 - 17 Tetor, 2020

Banorët e fshatit Bërdicë të Bashkisë Shkodër kanë protestuar për investimin e qeverisë shqiptare për rrugën nacionale Shkodër-Velipojë. Një prej banorëve thotë se ende nuk ka marrë lekët e shpronësimeve.

Të tjerë banorë ankohen për lënien përgjysmë të investimit pasi një rrugë dytësor që i lidh me kullotat në vend të rregullohej është bllokuar. Ndërsa një urë që u prish gjatë punimeve nuk u rindërtua.

Janë rreth 200 familje të cilat burimin e te ardhurave e kanë nga bujqësia dhe theksojnë se dhjetëra hektarë tokë bujqësore te cilat dëmtohen drejtpërdrejtë nga ky investim./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!