Ekonomia shqiptare vijon të udhëhiqet nga sektori i pasurive të paluajtshme dhe turizmi. Të dhënat e Instat konfirmojnë se këto sektorë e kanë mbyllur vitin e kaluar me fitime rekord nga shitjet, rritje pagash për punonjësit por edhe të numrit të të punësuarve.
Kjo konfirmon faktin se këto dy sektorë mbetn dy nga shtyllat më me peshë në ekonominë shqiptare.
Sipas Instat Indeksi i shitjeve neto në volum në tremujorin e katërt 2025, krahasuar me tremujorin e katërt 2024 udhëhiqet nga aktiviteti I pasurive të paluajtshme, që shënuan një rritje me 36,4 % ndjekur nga aktiviteti Hotele e Bar-Restorante përkatësiht me 12 % dhe 7 %.
Turizmi duket se mbetet motori kryesor i punësimit në vend duke tejkaluar të gjithë sektorët e tjerë.
Indeksi e punësimit në tremujorin e katërt 2025, krahasuar me tremujorin e katërt 2024 e kryesoi tregtia me shumicë e pakicë ndjekur nga Hotelet e bar restorantet .
Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi i pagave u rrit me 30 % e lidhur kjo edhe me ecurinë e aktivitetit në muajt e fundit të vitit të kaluar.
Për shkak të kërkesa të shtuara për profesionistë në sektorin e shërbimeve ka pasur një rritje tëp agave me mbi 22%.Aktualisht në këtë sektor nevojat për punonjës po plotësohen me staf të huaj .
Sektori i industrisë ndërkohë ka vijuar të vuajë rënien në tremujorin e katër të vitit 2025, si rrjehdojë e shtimit të kostove që po e bëjnë vendin jo konkurrues dhe konjukturës jo shumë të favorshme ndërkombëtare.
Nga të dhënat vërehet struktura e sektorit të shërbimeve në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e varur nga turizmi dhe pasuritë e paluajtshme, ndërsa sektorët si informacioni dhe komunikacioni, nuk po ndjekin të njëjtin ritëm./abcnews.al


