Ndërtimet “zaptojnë” tokën bujqësore në Kukës, fermeri: Po të ha bukën time dal me minus

schedule16:41 - 7 Nëntor, 2021

schedule 16:41 - 7 Nëntor, 2021

Fusha e Shtiqnit është më e madhja në Kukës sa i përket sipërfaqes së tokës bujqësore. Po kjo sipërfaqe sa vjen dhe reduktohet nga ndërtimet. Vitet e fundit tokat bujqësore po kthehen në troje ndërtimi. Sef Cengu ish kryetar i kooperativës bujqësore rikthen në vëmendje vlerën e kësaj toke shumë produktive.

Rrafshja këtu ka pasur 815 ha tokë, rreth 400 ha ka qenë Gosili, Nanga dhe gjithë ky rrafshi kanë qenë 1800 ha. Sa ha është sot? Nga ajo që po shohim çdo ditë gati gjysma kanë përfunduar për ndërtime. Në të gjitha zonat vilat dhe shtëpitë janë bërë në tokë buke” tha ai.

Po nuk u ndalua ndërtimet në tokë bujqësore nuk do të mbetet asnjë hektar për të mbjellë. “Pas 20-30 vitesh Rafshja e Lumës nuk do ketë më nevojë me pyet a u mboll misër apo grurë, se do jetë krejt ndërtime. Dikur bëheshin ndërtime në toka të pa frytshme apo në shpate. Tokën e bukës e kanë ruajtur si sytë e ballit njerëzit” tha më tej ai.

Teksa vitet e fundit sipërmarrësit e blejnë grurin dhe miellin jashtë dhe këtë vit po përballemi me rritje të çmimit të bukës. Nëse tokat do punoheshin do eksportohej më pak. Stef Cengu tregon se sa pjellore kanë qenë tokat e Kukësit.

Në 1988 kemi marrë 46 kunjtal grurë për hektarë. Sot një normativë që kanë shtetet e tjera kanë 100 kg bukë për frymë. Kjo tokë mund të mbante sa frymë të duash. Ka mbajtur rreth 120 mijë banorë të Kukësit kishte dhe tepricë i jepnim dhe Recit, Mirditës dhe Fanit ka pasur tepricë në drithërat e bukës” tha Stef Cengu.

Fermerët e Shtiqnit që punojnë token janë të pakët. Mes tyre janë Neki Hajdari dhe Brahim Shehu. Hajdari e di më së miri vlerën e tokës bujqësor dhe vetë ka ndërtuar larg saj. “Kam ndërtuar shtëpitë në kodër, rrafshën ku punoj unë nuk e zë se nuk bën për ndërtim” tha Brahim Shehu.

Të dy fermerët punëtorë thonë se kostoja për të punuar dhe mbjellë tokën është e lartë. “Në bazë të të gjitha punëve. Kur ti mbledhim del me minus” tha Brahim Shehu. “Ka shumë shpenzime nuk nxjerr fitime, farat, plehu kimik ka shkuar shumë. Kam qejf ta ha bukën time ndaj punoj” thekson Neki Hajdari./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!