Ndërtimet pa leje, Salianji: Nuk mbulohet dot paligjshmëria me propagandë

schedule11:04 - 30 Shtator, 2022

schedule 11:04 - 30 Shtator, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka denoncuar ditën e fundit katet pa leje të ndërtuara në qendër të Tiranës.

Përmes një postimi në Facebook, Salianji i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit të vendit Edi Rama në lidhje me numrin e ndërtimeve të paligjshme.

Postimi i Salianjit:

Kush ja ka lidhur duart kryeministrit që nuk vepron ndaj oligarkëve të ndërtimeve të paligjshme?

Qeveria është e pafuqishme të kthejë përgjigje brenda afateve siç e parashikon ligji për statusin e deputetit, më shumë se tre javë që janë mekur!

Nëse Rama ka fuqi dhe nuk e pengon asgjë për të zbatuar ligjin, ti përgjigjet publikut:

– Sa është numri i rasteve të ndërtimeve të paligishme që qeveria, ka referuar në prokurori për veprën penale të “Ndërtimit të paligishëm” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligishëm”, të parashikuara nga nenet 199/a dhe 199/b të Kodit Penal?

A janë referuar në prokurori oligarkët e kullave të paligjshme, nëse po cili?

Cila është arsyeja që ligji nuk vlen për këta?

Pse nuk i rrethon policia ndërkohë që po ja u tregojmë në mes të sheshit paligjshmërinë?

Pse nuk ju afrohen fadromat dhe inspektorët e IKMT?

Pse nuk ka gjoba ndaj tyre?

Nuk mbulohen kullat me thasë! Nuk mbulohet dot paligjshmëria me propogandë!

/Abcnews.al/