Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërtimet pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës/ Rama ndan pamjet dhe bën thirrje: Ndaluni, është e kotë

schedule18:34 - 1 Tetor, 2025

schedule 18:34 - 1 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë thirrje që ndërtimet pa leje duhet të ndalen dhe se do të ketë pasoja të rënda.

“Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës

U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, NDALUNI

Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!