Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërtimet pa leje në Ksamil/ Vetëdorëzohet në polici ish oficeri Irakli Koçiaj, ishte shpallur në kërkim

schedule22:13 - 10 Qershor, 2026

schedule 22:13 - 10 Qershor, 2026

Sarandë, dorëzohet në Komisariatin e Policisë ish – oficeri i policisë Irakli Koçiaj. Koçiaj ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit, ishte në kërkim prej 25 majit pas urdhër arrestit të Prokurorisë Sarandë për “shpërdorim detyre”. Koçiaj dyshohet për favorizim të ndërtimeve pa leje në Ksamil. Deri tani janë arrestuar 8 ish – efektivë të policisë së Sarandës me këtë akuzë. Dy prej tyre, përfshirë ish – Shefin e Komisariatit, ndodhen në burg me afat 30 ditor dhe pritet që për pak ditë t’u rivlerësohet masa e sigurimit, 5 të tjerë ndodhen në “Arrest shtëpie”, mdërsa Koçiaj pritet të dalë para Gjykatës në dy ditët e ardhshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!