Ndërtime pa leje/ Valë arrestimesh për ish-zyrtarë në Sarandë, 11 urdhër arreste, ekzekutohen 8 prej tyre

schedule11:15 - 14 Mars, 2024

schedule 11:15 - 14 Mars, 2024

Ndërtimi dhe legalizimi në kundërshtim me ligjin i një hoteli 7 katësh në lagjen nr 4 të Sarandës ka çuar në pranga 8 zyrtarë të qytetit bregdetar.

Hoteli rezulton në pronësi të ish Drejtorit të ALUIZNI Sarandë, Mariel Murati.

Sipas burimeve, Murati kishte marrë leje për rikonstruksionin e një objekti ekzistues të blerë nga ana e tij, por e kishte rrënuar të gjithin duke e ndërtuar pa leje nga fillimi e duke shtuar më shume kate se sa ekzistuesi.

Pas kësaj ai ka arritur ta legalizojë objektin pa leje, qe ka qenë dy herë objekt i vendosjes së sasive të eksplozivit, në vitin 2021 dhe 2022, ngjarje ende të pazbardhura.

Bazuar në shkeljet ligjore që janë bërë nga ish drejtuesi i aluiznit dhe zytarët e tjerë prokuoria e sarandës lëshoi të mërkurën 11 urdhër arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 8.

Nga operacioni policor janë vënë në pranga Ermen Stroka dhe Erald Lika inxhinier në Sektorin e Hartografisë, Ina Papa, me detyrë specialiste Drejtorine vendore te agjensise se kadastres, Viktor Qesari, me detyrë inspektor pranë IVMT, Tonin Simoni, ish inspektor pranë IVMT, , Oltion Durmishi, me detyrë inspektor pranë IVMT, Denis Balili, me detyrë ish inspektor IKMT Vlorë, Manushaqe Saliko, ish specialiste pranë IKMT Vlorë.

3 personat e shpallur në kërkim janë Mariel Murati, pronar i hotelit e njëkohësisht ish-Drejtor i ALUIZNI Sarandë, aktualisht drejtor i FSDKSH Sarandë, Kozeta Statha, ish-Drejtore e Agjensise Shteterore te Kadastres Sarandë dhe Andri Dhima, ish-Drejtor i Agjensise se kadastes Sarandë.

Nga 11 personat për te cilët është lëshuar urdhër arresti, Dhima, Statha dhe Balili rezultojnë me masa sigurimi aktive edhe për cështje të tjera penale.

Në qeli aktualisht ndodhen vetëm 6 prej të arrestuarve, pasi Ina Papa dhe Manushaqe Saliko janë lënë mbrëmë vonë të lira, në masë të lehtë sigurimi për shkak se rezultojnë nëna të reja me fëmijë të mitur.

Gjatë 2 viteve të fundit me urdhër të Prokurorisë së Sarandës dhe SPAK janë arrestuar 30 zyrtarë të administratës publike dhe 1 noter, si dhe janë shpallur në kërkim 3 zyrtarë të tjerë.

Të arrestuar

  • Ermen Stroka, Specialist  në Sektorin e Hartografisë DVASHK, Sarandë
  • Erald Lika, Specialist në Sektorin e Hartografisë DVASHK, Sarandë
  • Ina Papa, specialiste në DVASHK, Sarandë
  • Tonin Simoni, ish inspektor pranë IVMT, Sarandë
  • Oltion Durmishi, inspektor pranë IVMT, Sarandë
  • Denis Balili, ish specialist IKMT, Vlorë
  • Manushaqe Saliko, ish specialiste IKMT, Vlorë

Ne kerkim

  • Mariel Murati, ish-Drejtor i ALUIZNI, Sarandë
  • Kozeta Statha, ish-Drejtore e ASHK, Sarandë
  • Andri Dhima, ish-Drejtor i ASHK, Sarandë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!