Miku i ngushtë i Rita Orës dhe stilisti i flokëve, James Brown konfirmoi të mërkurën se ajo është martuar me regjisorin Taika Waititi. 53 vjeçari ndau një fotografi të çiftit të ri, krahas së cilës shkroi: “Urime zonja Waititi Ora”. Rita dhe Taika ende nuk kanë reaguar publikisht.
Ata janë fotografuar me unaza në gisht, gjë që shtoi dyshimet se ata janë martuar. Ata i thanë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni intime në Londër, sipas mediave të huaja. Ylli thuhet se tashmë ka ndryshuar mbiemrin dhe tani do të njihet si Zonja Waititi-Ora.
Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publikisht bashkë në gusht të atij viti. Çifti u fejua dy muaj më parë ndërsa kanë planifikuar një festë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.