Ndërsa fuqia e BE-së zgjerohet, po thellohet edhe ndarja mbi vlerat që ajo mbron

schedule15:27 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 15:27 - 16 Dhjetor, 2020

Nga Kai Weiss “CapX”

Kriza u shmang! Kjo dukej se ishte atmosfera e përgjithshme në Bruksel javën e kaluar,kur më në fund u arrit një marrëveshje mbi reagimin ekonomik të Bashkimit Evropian ndaj Covid-19. Por ndërsa mbeten shumë të mëdha, jo vetëm mbi financimin, por për vetë parimet mbi të cilat u themelua BE-ja, gëzimi mund të jetë i parakohshëm.

Dhe saga e fondit të rimëkëmbjes Covid është vetëm fillimi. Marrëveshja u vu në dyshim pasi Hungaria dhe Polonia vendosën veton mbi një mekanizëm që do të pezullonte fondet e unionit për vendet anëtare, që mendohet se nuk e mbështesin sundimin e ligjit.

Dështimi për të arritur një marrëveshje do t`a linte BE-në pa para që nga 1 janari 2021, dhe

në Bruksel flitej se 25 anëtarët e tjerë po mendonin që të linin dy vendet rebele jashtë marrëveshjes. Por në minutën e fundit, të 27 vendet anëtare arritën një kompromis, që do

t’i japë mundësi BE-së të shpenzojë 1.8 trilionë euro gjatë 7 viteve të ardhshme -afro 1.1 trilionë euro si pjesë e buxhetit normal dhe 750 miliardë euro shtesë, si pjesë e plani të rimëkëmbjes.

Hungaria dhe Polonia e nënshkruan marrëveshjen pasi zbatimi i Mekanizmit të Sundimit të Ligjit u vonua, derisa Gjykata Evropiane e Drejtësisë të shprehet mbi ligjshmërinë e tij, proces që mund të zgjasë me muaj ose vite. Gjithsesi, të gjithë liderët e BE-së duket se ishin shumënë humor pas marrëveshjes së arritur.

Dhe kjo, jo vetëm sepse BE do të shpenzojë 1.8 trilionë euro në vitet e ardhshme, një shumë kjo e paimagjinueshme para Covid-19. Por Brukseli ka qenë gjithashtu në gjendje që të fitojë kompetenca të reja. Fondi i rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh, do të financohet nga një formë e kolektivizimit të borxheve, ku Komisioni Evropian hyn për herë të parë në tregjet financiare për të marrë borxhe për të gjitha vendet anëtare.

Në mënyrë të ngjashme, si pjesë e buxhetit të BE-së, duket se ka gatishmëri të re për t’i ofruar BE-së kompetenca të reja për të marrë “burimet e veta”, një term i koduar për taksat. Kështu, kriza e koronavirusit i ka dhënë mundësi Brukselit të forcojë pushtetin e tij.

Nëse këto politika të reja centralizuese do ta ndihmojnë Evropën në përgjithësi, kjo është një pyetje që vështirë se u ngrit në samitin e fundit. Ndërsa Hungaria dhe Polonia ranë në fund dakord me paktin, mosmarrëveshja midis Brukselit dhe vendeve anëtare të lindjes ka të bëjë me thelbin jo vetëm të asaj që duhet të bëjë BE, por edhe se cili duhet të jetë vizioni i përgjithshëm për Evropën.

Në mendimet kryesore të BE-së, projekti evropian ka qenë një sukses i madh, që duhet të intensifikohet edhe më tej. Narrativa zyrtare,thotë se ashtu siç projekton paqen dhe bashkëpunimin ekonomik, BE ka krijuar një komunitet që është i hapur ndaj botës dhe promovon lirinë individuale, të paktën për sa kohë që dikush blen banane në mënyrën e

duhur.

Vitet e fundit, Brukseli ka qenë gjithnjë e më i shqetësuar për fuqizimin e pakicave, madje edhe në dëm të të tjerëve. Por njëherazi, vendet e Evropës Lindore si Hungaria dhe Polonia janë distancuar nga ai vizion, dhe nga një pjesë e udhëheqjes së këtyre vendeve, që madje e kanë refuzuar vetë demokracinë.

Për ta, projekti evropian si një formë e hapjes, integrimit dhe utopizmit global, është një kërcënim për mënyrën e krishterë të jetës. Sipas këndvështrimit të tyre, detyra e shtetit është të zbatojë dhe formësojë shoqërinë sipas këtyre parimeve.

Ky është gjithashtu rasti për vetë BE-në, që siç e argumentojnë ata, u themelua nga politikanët e krishterë që dëshironin të bashkonin Evropën e krishterë. Ndërsa të dyja anët e këtij debati, janë shndërruar në ekstremet e reja, janë shfaqur 2 mënyra thelbësisht të kundërta dhe të papajtueshme të të parit të botës.

Për shembull, në nëntor një plan nga Komisioni Evropian për “promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave”u bllokua nga Hungaria dhe Polonia për shkak të termit“barazi gjinore”.Pavarësisht se çfarë mendojnë për këto vizione të ndryshme, mund të imagjinohet përgjigja nga Hungaria dhe Polonia, nëse pezullohen në të ardhmen fondet e BE-së.

Në fakt, ndërsa këto përplasje janë shtuar muajt e fundit, të dyja palët në këtë debat janë në një kurs përplasjeje, që do të kërcënojë vetë unitetin evropian.

Për momentin BE mund të gëzojë:unioni do të ketë shumë para për të shpenzuar. Por herët a vonë, këto debate nuk do të jenë më mbi paratë, por mbi atë që evropianët duan vërtet, se si duhet të jenë shoqëritë e tyre. Dhe kur bëhet fjalë për mosmarrëveshje të tilla, asnjë shumë parash nuk do të jetë në gjendje të blejë dikë./ Perktheu Alket Goce-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!