Ndërron jetën në moshën 101-vjeçare nëna e legjendës së futbollit, Pele

schedule09:16 - 22 Qershor, 2024

schedule 09:16 - 22 Qershor, 2024

Celeste Arantes, nëna e futbollistit të ndjerë Pelé, ka ndërruar jetë në moshën 101-vjeçare.

Arantes i kaloi pesë vitet e fundit në një gjendje vegjetative dhe nuk u informua për vdekjen e djalit të saj në vitin 2022. Ajo ndodhej në spital gjatë 8 ditëve të fundit, tha në një deklaratë Konfederata e Futbollit Brazilian.

Shkaku i vdekjes së Arantes nuk u zbulua.

Fondacioni Pelé tha në kanalet e tij të mediave sociale se nëna e lojtarit të vetëm tri herë fitues i Kupës së Botës ishte një model.

Santos, klubi ku Pele luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij, tha se tifozëve të tij u vjen keq për vdekjen e “nënës së mbretit tonë të përjetshëm”.

Edson Arantes do Nascimento, i njohur globalisht si Pelé, ishte një nga tre fëmijët e Celeste Arantes. Ajo fillimisht ishte kundër që djali i saj të bëhej një futbollist profesionist, por gradualisht ndryshoi pikëpamjet e saj pasi djali i saj u bë më i suksesshëm.

Pelé vdiq më 29 dhjetor 2022.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!