Reperi i njohur FBG Duck është qëlluar për vdekje në një sulm të papritur në mes të ditës në Chikago.
Sipas mediave ndërkombëtare, policia thotë se dy vetura u larguan dhe katër persona dolën jashtë ku edhe hapën zjarr. Personat kanë goditur tri viktimat, para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa 26-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Carlton D. Weekly, u transportua në një spital të zonës, ku edhe është bërë e ditur se ai kishte ndërruar jetë./ Abcnews.al
Pamjet nga vendngjarja:
https://streamable.com/1tfpje