Ka ndërruar jetë në Paris, në moshën 73 vjeçare, regjisori dhe skenaristi i njohur serb, Goran Paskalevic.
Ai është autor i mbi 30 filmave dokumentarë dhe i 13 filmave artistikë.
Pasklajevic studimet për regji i mbaroi në Akademinë e Pragës. Ai ka lënë pasi shumë realizime dokumentarë e artistike.
Ndër filmat e tij më të njohur janë ‘Qeni që donte trenat’, ‘Trajtim special’ ‘Vera e rrejshme 68’-ës, ‘Tango Argentino’, ‘Fuçi baruti’ e ‘Kohë çudirash’. Për dy filmat e fundit mori çmimin e kritikës për filmin më të mire evropian më 1998 dhe atë të kritikëve , më 1990 në festivalin e San Sebastianit.
Paskaljevic do të mbahet mend edhe për filmin ‘Muaji I mjaltit’, një prodhim i përbashkët ky shqiptaro-serb me aktorë nga Shqipëria, Serbia e Kosova. l.k/abcnews.al

