Ndërron jetë papritur ylli 36 vjeçar i serialit “How to Ruin Christmas”

schedule18:48 - 12 Korrik, 2022

schedule 18:48 - 12 Korrik, 2022

Busisiwe “Busi” Lurayi, ylli i serialit të Netflix “How to Ruin Christmas”, ka vdekur në moshën 36 vjeçare. Ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Afrikën e Jugut. Lajmin e trishtë e bëri me dije familja e aktores duke thënë se ndërroi jetë papritmas.

“Jemi thellësisht të pikëlluar që ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të të dashurës tonë Busisiwe Lurayi,” thuhet në postim. “Busisiwe ndërroi jetë papritmas dhe u shpall e vdekur në rezidencën e saj të dielën [10 korrik 2022] nga personeli mjekësor.”

busi lurayi

Në deklaratë, thuhet se shkaku zyrtar i vdekjes është ende i panjohur ndërsa priten rezultatet e autopsisë. Lurayi ishte pjesë e serialit “How to Ruin Christmas” që nga viti 2020, ku interpretonte personazhin e Tumi Sello.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!