Ndërron jetë papritur 36-vjeçari në Pogradec, punonte në një fasoneri

schedule12:47 - 29 Janar, 2024

schedule 12:47 - 29 Janar, 2024

Ndërron jetë në Pogradec një 36-vjeçar. Mësohet se ai punonte në një fasoneri, sapo ka mbërritur në vendin e punës, është ndjerë keq dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Pogradecit, aty ku humbi edhe jetën.

Paraprakisht dyshohet se ka pësuar arrest kardiak por trupi do t’i nënshtrohet ekspertizës së mjeko ligjorit për të përcaktuar shkaqet.

Ndërkohë po kryhen veprime edhe nga policia për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!