Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës. I riu nga Puka, Petrit Biba u qëllua me armë zjarri dhe ka gjetur vdekjen pas mbërritjes në spital. Ngjarja e rënda ka ndodhur në fshatin Kaftall.
Pasi u plagos në rrethana ende të paqarta, i riu u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Policia dhe grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka detaje mbi rrethanat./abcnews.al