Shkon në katër numri i viktimave të shkaktuara gjatë ditëve të fundit nga gripi në vendin tonë. Një 37 vjeçar mësohet se ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga gripi. Edhe viktima e fundit mësohet se është nga Elbasani dhe ai mësohet se kishte disa ditë që ishte shtuar në Sanatorium, për shkak të komplikacioneve që gripi i kishte dhënë në mushkëri. Vdekja e 37 vjeçarit nga Elbasani çon kështu në 4 numrin e viktimave të shkaktuara nga gripi i derrit në vendin tonë. Vetëm dy ditë më parë Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi se edhe një tjetër 37 vjeçar, i cili vinte nga Gramshi, humbi jetën në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” pasi, ishte prekur nga virusi i gripit AH1N1. Vetëm javën e fundit rreth 19 mijë persona sipas Institutit të Shëndetit Publik janë diagnostikuar me probleme në rrugët e frymëmarrjes. 200 prej tyre konfirmohen si të prekur nga gripi AH1N1.
Specialistet i bëjnë thirrje qytetarëve sidomos atyre me sëmundje kronike, të vaksionohen dhe të evitojnë mjediset e mbyllura dhe të mbipopulluara. /abcnews.al