Rokeri veteran amerikan David Crosby ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.Kantautori nënshkrues ishte një anëtar themelues i dy prej grupeve më të mëdha të viteve 1960.
Bashkëshotja e tij tha për “Variety” se legjenda ndërroi jetë pasi vuante nga një sëmundje për një kohë të gjatë, ndërsa në monentet e tij të fundit ishte i rrethuar nga familja.
“Trashëgimia e tij do të vazhdojë të jetojë përmes muzikës së tij legjendare,” shtohet në deklaratë.
I lindur në Kaliforni më 14 gusht 1941, Crosby iu bashkua The Byrds në 1964, një grup folk-rock i cili shënoi hitin e tij të parë me një kopertinë të Tambourine Man të Bob Dylan.
Crosby, Stills dhe Nash u bashkuan si një supergrup më vonë dhe performuan koncertin e tyre të parë si treshe në festivalin legjendar Woodstock.
Hitet e shkruara nga Crosby si pjesë e grupit përfshinin himnet hipi Almost Cut My Hair dhe Deja Vu. r.t/abcnews.al