Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare bateristi i Rolling Stones

schedule19:54 - 24 Gusht, 2021

schedule 19:54 - 24 Gusht, 2021

Bateristi i Rolling Stones, Charlie Watts, ka vdekur në moshën 80 -vjeçare. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i tij, Bernard Doherty në një deklaratë: “Me trishtim të thellë njoftojmë vdekjen e të dashurit tonë Charlie Watts. Ai vdiq në mënyrë paqësore në një spital në Londër më herët sot i rrethuar nga familja e tij.”

Watts, i cili festoi ditëlindjen e tij të 80-të në qershor, u bashkua me “The Rolling Stones” në 1963. Ai ishte një nga anëtarët që shërbeu më gjatë në grup. Në fillim të këtij viti, ai njoftoi se do të tërhiqej nga turneu i ardhshëm në Shtetet e Bashkuara për shkak të problemeve shëndetësore.

The Rolling Stones në 1964 (nga e majta në të djathtë) Mick Jagger, Bill Wyman, Brian Jones, Keith Richards dhe Charlie Watts

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!