Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare, analisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji

schedule16:57 - 23 Gusht, 2025

schedule 16:57 - 23 Gusht, 2025

Gazetari dhe analisti i njohur në median shqiptare Artur Zheji është ndarë nga jeta në moshë 64-vjeçare.

Zheji ka qenë duke drekuar me familjen në një restorant në Sarandë, kur dyshohet se u godit nga një arrest kardiak.

Ai u transportua me autoambulancë drejt urgjencës se spitalit të Sarandës, por fatkeqësisht mjekët konfirmuan se ka arritur aty pa jetë.

Artur Zheji ka një kontribut të gjatë në mediat shqiptare. Përmes shkrimeve të tij si editorialist, analizave politike dhe drejtimit të programeve televizive, ai la një gjurmë të pashlyeshme në fushën e medias, duke u bërë një zë i rëndësishëm për debatin publik në vend.

Prej shkurtit 2024 dhe deri në fund të muajit korrik të këtij viti, kur pati programin e fundit, ai drejtoi emisionin “360 Gradë” ne televizionin ABC News, një tryeze debati dhe analize për çështjet e ditës, zhvillime të rëndësishme të politikes dhe aktualitetit shqiptar si dhe për ngjarje të arenës ndërkombëtare.

Artur Zheji ishte djali i përkthyesit dhe shkrimtarit të njohur Petro Zheji dhe aktores Besa Imami.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!