Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare, kitaristi themelues i grupit Dark Angel

schedule13:37 - 12 Mars, 2023

schedule 13:37 - 12 Mars, 2023

Jim Durkin, kitaristi veteran i grupit metal Dark Angel, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar bashkëshortja e tij Annie, e cila e ka quajtur “dashuria e pavdekshme”.

Me zemër të thyer dua të ndaj se dashuria e jetës sime, shoku dhe bashkëshorti im më i mirë, Jimmy, ndërroi jetë mëngjesin e së mërkurës”, ka shkruar Annie në postimin e saj.

“Ai nuk ishte vetëm, unë isha me të deri në fund si dhe disa miq të ngushtë. Do të na mungojë vërtet dhe askush nuk mund ta zëvendësojë kurrë dashurinë që kam për të. U prefsh ne paqe. Gjithmonë e jotja, gjithmonë e imja, gjithmonë e jona… E pavdekshme dashuria ime. Do të të shoh përsëri”.

Durkin ishte një anëtar themelues i Dark Angel (atëherë Shellshock) në 1981. Grupi u bë i famshëm me emrin e tij aktual në 1983.

Së bashku me Metallica dhe Slayer, ata u bënë përfaqësuesit kryesorë të metalit nga Kalifornia në dekadat në vijim.

Durkin luajti me Dark Angel deri në vdekjen e tij, me grupin që u shpërbë në 1992 përpara se të ribashkohej midis 2002 dhe 2005. Ata u ribashkuan edhe një herë në 2013 dhe deri në ditët e sotme.

Albumi më i njohur i grupit ishte “Darkness Descends” i vitit 1986./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!