Mbretëresha Elizabeth II vdes në moshën 96 vjeçare

schedule19:33 - 8 Shtator, 2022

schedule 19:33 - 8 Shtator, 2022

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Lajmi është konfirmuar përmes një deklarate zyrtare nga Pallati Buckingham. Familja e saj u mblodh në pronën e saj skoceze pasi shëndeti i saj u përkeqësua më herët këtë të enjte.

Pallati tha: “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”.  Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, do të udhëheqë vendin si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit. Një ditë më parë, ajo mirëpriti ish-kryeministrin Boris Johnson dhe pasuesen e tij në detyrë, Liz Truss.

 

Megjithatë, në vend që të shkonte në Londër për këtë takim, ajo ka preferuar të qëndrojë në Balmoral për shkak të problemeve shëndetësore. Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952 pas vdekjes së babait të saj, mbretit George VI dhe dëshmoi ndryshime të mëdha shoqërore.

Lajmi se mbretëresha Elizabeth është ndarë nga jeta ka shkaktuar prekur njerëzit në mbarë botën. Monarkja më jetëgjatë në Britaninë e Madhe ka jetuar një jetë plot ulje-ngritje, arritje, vendime të vështira, lajme të lumtura dhe sigurisht shumë intriga, pasion dhe skandale mbretërore.

/abcnews.al