Ndërron jetë kreu i familjes më të madhe në botë, kishte 38 gra dhe 89 fëmijë

schedule15:20 - 14 Qershor, 2021

schedule 15:20 - 14 Qershor, 2021

Një 76-vjeçar që besohet të jetë kryefamiljari i familjes më të madhe në botë ka vdekur në shtetin Mizoram të Indisë.

Ziona Chana, kreu i një sekti fetar që praktikonte poligaminë, vdiq të dielën, duke lënë pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa.

Lajmi u konfirmua nga kryeministri i Mizoram, Zoramthanga, i cili përcolli ngushëllimet e tij në Twitter.

Chana thuhet se vuante nga diabeti dhe hipertensioni. Mjekët i thanë agjencisë së lajmeve PTI se gjendja e Chana u përkeqësua në shtëpi në fshatin e tij, Baktawng Tlangnuam. Ai u shtrua në spital të dielën në mbrëmje, ku u shpall i vdekur pas mbërritjes.

Është e vështirë të thuash nëse Chana ishte me të vërtetë kryefamiljari i familjes më të madhe në botë pasi ka të tjerë që pretendojnë titullin, raporton BBC, përcjell abcnews.al.

Është gjithashtu e vështirë të vlerësosh madhësinë e saktë të familjes së Chana. Të paktën një raport pretendon se ai kishte 39 gra, 94 fëmijë, 33 nipër e mbesa dhe një stërnip, që shton deri në 181 persona.

Por rekord botëror apo jo, Chana dhe familja e tij janë një sensacion lokal, duke tërhequr turistë në fshatin e tyre në veri-lindje të Indisë.

Familja e madhe jeton së bashku në një shtëpi me katër kate të quajtur “Chuuar Than Run” ose Shtëpia e Brezit të Ri’, me 100 dhoma.

Rezidenca është një atraksion i madh turistik në shtet dhe vizitohet nga afër nga njerëz nga e gjithë bota për të parë mënyrën e jetesës së familjes. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!