Prezantuesi televiziv me famë botërore, Larry King ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, disa javë pasi u shtrua në spital me COVID-19.
Përmes një njoftimi postuar në llogarinë e Kingut në Twitter është bërë e ditur se ai vdiq në një Qendër Mjekësore në Los Angeles.
“Me një trishtim të thellë, Ora Media njofton vdekjen e bashkëthemeluesit, mikpritësit dhe mikut tonë Larry King, i cili vdiq këtë mëngjes në 87.”
— Larry King (@kingsthings) January 23, 2021
Ai kishte probleme mjekësore në dekadat e fundit, duke përfshirë sulmet në zemër dhe diagnozat e diabetit dhe kancerit të mushkërive.
Vitin e kaluar, King humbi dy nga pesë fëmijët e tij brenda disa javësh nga njëri-tjetri. Djali Andy King vdiq nga një sulm në zemër në gusht dhe vajza Chaia King vdiq nga kanceri në mushkëri në korrik. l.k/abcnews.al