Ish-gazetari i “Koha Jonë”, Tritan Kokona në intervistë për “Tirana Live” në ABC News, foli për gazetarin e njohur Zamir Dule, i cili ndërroi jetë këtë të premte.
Teksa kujtoi periudhën që kanë punuar bashkë, Kokona tha se Dule ishte një nga figurat më të spikatura gazetareske.
Ndër të tjera ai tha se Zamir Dule sakrifikoi për lirinë e medias dhe së të vërtetës.
“Është vërtet një lajm i trishtë jo thjesht për një koleg, por për një njeri që përjetoi një histori ndoshta jo tipike për një gazetar. Rriskoi shumë dhe pati një moment jashtëzakonisht të vështirë, e mbaj mend si një nga korrespondentët më të spikatur të “Koha Jonë”. Në atë kohë funksiononte një bord shefash sektorësh, ishin kohëra shumë të vështira. Në atë kohë funksionin shumë pak gjëra opozitare apo të vërteta.
Mori rolin e një flamurtari për të përcjellë te lexuesi të vërteten. Ai jetonte në ambientet e gazetës, ku ishte improvizuar një dhomë. Fat i keq qëlloi që atë vit të mbrapshtë, hijet e zeza erdhe dhe i vunë flakën gazetës. Ishte një akt që nuk i shkonte viteve ’90. Zamiri qëlloi në vendin e gabuar dhe u bë pre e kësaj dhune të tejskajshme. Në atë kohë kishte shumë presion ndaj medias, Zamiri kaloi një periudhë tepër të vështirë.
Sot ka ngelur monumenti që sakrifikoi për lirinë e medias dhe të vërtetës. Është e trishtë ta kujtosh, por mbaj mend që pas zgjedhjeve të 26 qershorit 1996, presioni ndaj kohës sonë u rrit shumë. Ishte vështirë të qëndronim natën në takimet tona gazetareske ku diskutonim me pasion për profesionin tonë. Filluam që këto gjëra t’i eliminimin për shkak të sigurisë.. U vendos që ne të shoqëroheshim në shtëpi me roje, unë qeshja madje e thoja se nuk do më mbronte roja.
Kushdo mund të ishte, por për fat të keq ishte Zamirit. Po të mos ndodhte kjo, nuk do të kishte nëj dimension të ri për median dhe lirinë e medias. Ra pre e një dhunën ekstreme. Një ditë partia të digjej gazeta, Nikolla kishte blerë radio dhe më kërkon të shkoja te zyra. Faqja e parë ishte një foto e Rustemit dhe titulli “Berisha duart me gjak”. Profesionalisht ishte mire, por duhej parë pasojat. Pas këtyre zgjedhjeve nuk ruheshin më.
Zamiri duhet të kujtohet për detyrën që ka media e lirë. Kjo është e trishtë për një njeri.”, tha Kokona.
Sakaq ish-gazetari i “Koha Jonë” u ndal te zjarrvënia e gazetës, ku tha se çështja duhet hetuar, ndërsa bëri thirrje që drejtësia të veprojë.
“Çështja e hetimit nuk fillon me këtë çështje. Ka aq shumë histori ajo periudhë. Që nga zhdukja e biznesmenit të njohur atë kohë që u zgjat me dekada. Që nga vrasja e ministrit të mbrojtje së Kosovës. Unë besoj që sot që Zamiri nuk është e rëndësishme është që e kemi kaluar atë periudhë. Drejtësia duhet të veprojë. Nuk i shkonte kohës afër vitit 2000 një sjelle mesjetare. Media duhet të mësojnë nga kjo ngjarje. Media si pushtet ka filluar të humbasë, ndaj Zamiri do na kujtojë një mesazh të tillë.”, përfundoi ai.