Ndërron jetë djali i “ Mbretëreshës së Bordellove”, përplasjet për trashëgiminë një betejë e vërtetë

schedule12:37 - 8 Gusht, 2020

schedule 12:37 - 8 Gusht, 2020

Kerope Çilingir, djali dhe trashëgimtari i vetëm i turko armenes Matild Manukian ka ndërruar jetë gjatë një operacioni. Manukian e njohur si mbretëresha e bordellove dhe e vlerësuar si taksapaguesja më e madhe në vend, u nda nga jeta në 2001-shin duke lënë një pasuri të pallogaritshme. Tashmë në Turqi janë 36 pretendentët e kësaj pasurie që i janë drejtuar gjyqeve.

“Matild, Shteti të falenderon”. Sepse Matild me mbiemrin Manukian, e njihur si “mbretëresha e bordellove” e lindur kur ende ishte në këmbë perandoria otomane ishte e para që pagoi taksa, dhe vijoi ta bënte për pesë vite radhazi. Dhe për këtë shteti turk e falënderoi madje duke i dhënë dhe një çmim.

Matild u nda nga jeta në vitin 2001, dhe tashmë ka ndërruar jetë dhe djali i saj i vetëm, Kerope Çilingir, 80 vjec, i cili ka jetuar gjithnjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, trashëgimtar i një pasurie të pallogaritshme – që tashmë është arsyeja e shumë problemeve. Sepse Kerope, i cili ndërroi jetë pas një hemorragjie të brendshme gjatë një operacioni kirurgjikal, ka një vajzë, por dhe shumë pretendentë të tjerë. Sidomos në Turqi, të cilët disa vjet më parë e akuzonin se ai nuk ishte djali i vetëm dhe ndoshta as nuk ishte djali i saj i vërtetë, i një gruaje që kishte kryer marrëdhënie intime me shumë njerëz në perandori.

Dhe pas themelimit të republikës turke, me Ataturk president, në Stambollin ku kishte lindur në 1916-ën Matild arriti të ndërtonte një pasuri multi-miliardere me 486 prona të patundshme, një parking automjetesh me vlerë disa milion dollarë, aksione në sipërmarrje, shumë hotele me pesë yje, dhe disa llogari bankare të shpërndara nëpër botë me shuma të mëdha parash.

Ajo diti të investojë mirë pasurinë e trashëguar nga gjyshërit. Nga bordello i parë në Karakoi, Matild, me disa vajza që e ndiqnin dhe mijëra klientë, bleu ndërtesa në lagje, njëra pas tjetrës. Në Stamboll zona njihej si ajo e 32 bordellove.

Nga biznesi i seksit ajo u përqendrua tek sipërmarrjet e tjera duke i transformuar paratë në pasuri të paluajtshme. Vlerësimi si taksapaguesja më e mirë në vend erdhi në vitet 90. Dhe në apartamentin e saj luksoz në zonën e parë të Stambollit, Matild u tregonte miqve të saj koleksionin e certifikatave të pronësisë por dhe të vlerësime të shumta.

Në një nga intervistat e shumta, mbretëresha e bordellove tregoi se kishte blerë 70 qendra biznesi, rreth 500 apartamente vetëm në Bosfor, 200 të tjerë në Jalova, 3 hotele me pesë yje mes Antalias dhe Alania, 10 vila në Kirenia, në pjesën veriore të Qipros. Ajo drejtonte një sipërmarrje të specializuar në eksport dhe një kompani taksish me një park me 220 automjete. Vetë ajo kishte një Rolls-Royce, 4 modelë jashtë klasi Mercedes, disa BMW, dhe një jaht 18 metra të gjatë.

Turqia dikur e adhuronte Matild, bamirësen e madhe, pasi shpesh dhuronte dhe bënte bamirësi. Autoritetet e linin të qetë dhe i dërgonin letra mirënjohjeje dhe ajo vazhdonte aktivitetet e saj pa problem. E emëruar Madam ajo hapi dhe një shtëpi mode, kur bashkëshorti i saj ndërroi jetë dhe mbeti vetëm me djalin Kerope. Në vitin 1995 iu bë një atentat dhe u plagos në këmbë, ndërkohë në vend iu dedikua një serial televiziv.

Por tashmë vdekja e djalit të saj rrezikon të shkaktojë një betejë të ashpër, pasi janë të shumtë pretendentët për një pasuri kaq të madhe. Vetëm në Turqi janë 36 të afërmit që i janë drejtuar gjyqeve./abcnews.al