Një 76-vjeçar që mendohet të jetë kreu i familjes më të madhe në botë ka vdekur në Mizoram të Indisë.
Ziona Chana, kreu i një sekti fetar që praktikonte poligaminë, vdiq të dielën, duke lënë pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa.
Lajmi u konfirmua nga kryeministri i Mizoram, Zoramthanga, i cili ofroi ngushëllimet e tij në Twitter.
Chana thuhet se vuante nga diabeti dhe hipertensioni. Mjekët i thanë agjencisë së lajmeve PTI se gjendja e Chana u përkeqësua në shtëpi në fshatin e tij, Baktaëng Tlangnuam. Ai u dërgua me urgjencë në spital të dielën në mbrëmje, ku u shpall i vdekur kur mbërriti.
Sipas BBC, ai kishte 39 gra, 94 fëmijë, 33 nipër e mbesa dhe një stërnip, që shkon deri në 181 persona.
Ky rekord i vendosur nga Chana dhe familja e tij, ka tërhequr shumë turistë në fshatin e tyre në veri-lindje të Indisë./abcnews.al