Ndërron jetë aktori i “Titanik-ut”

schedule18:09 - 27 Qershor, 2023

schedule 18:09 - 27 Qershor, 2023

Lew Palter, i cili ka luajtur në filmin “Titanik”, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. alter ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe vdiq të dielën në Los Angeles.

Ai është i njohur më së shumti për paraqitjen në filmin e James Cameron të vitit 1997 si burri që u shtri së bashku me gruan e tij në shtrat, ndërsa anija u fundos në një skenë vërtet rrëqethëse.

Është një xhirim që zgjat vetëm për sekonda, por ende mbahet mend si një nga momentet më zemërthyese të filmit. Karakteri i tij bazohej në një person real, pasi Isidor Straus dhe gruaja e tij, Ida, vdiqën vërtet në bordin e anijes. Për më tepër, ai punoi si profesor në Shkollën e Teatrit CalArts.

Ai mësoi studentë që do të të arrinin famë globale, duke përfshirë të nominuarit për “Oscar”: Don Cheadle dhe Ed Harris, dhe të nominuarën për “Emmy”, Cecily Strong.

Përmes karrierës së tij të gjatë dhe të larmishme, Palter drejtoi gjithashtu një sërë shfaqjesh jashtë Broadway.Ylli i “Steagle” ka lënë pas vajzën e tij, Catherine Read Palter, të cilën e ka së bashku me aktoren Nancy Vawter.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!