Aktori i njohur hollywoodian, Hal Halbrook, është ndarë nga jeta sot në moshën 95-vjeçare, në shtëpinë e tij në Kaliforni. Lajmin e ka konfirmuar asistentja e aktorit.
Halbrook më së miri njihej për shfaqjen ku luante i vetëm në skenë, “Mark Twain Tonight!”, e cila u pa anembanë globit për më shumë se 6 dekada.
Disa prej roleve më të njohura të tij ishin në filmat: “All The President’s Men”, “Lincoln”, “The Fog”, “Into The Wild” dhe të tjerë.
Gjatë karrierës së tij si aktor i filmave, serive dhe shfaqjeve, Halbrook i fitoi disa shpërblime përfshirë këtu një “Emmy”, për portretizimin e presidentit Lincoln në filmin e vitit 1974 të regjisorit Carl Sandburg.
Ndërkohë yje të shumtë pushtuan rrjetet sociale me mesazhe ngushëlluese, duke nderuar kujtimin e aktorit dhe dramaturgut të ndjerë./abcnews.al