Ndërron jetë aktori i famshëm francez, Claude Brasseur

schedule19:35 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 19:35 - 22 Dhjetor, 2020

Një nga aktorët më të adhuruar francezë, Claude Brasseur ka ndërruar jetë sot në moshën 84-vjeçare.

Brasseur, ka fituar dy çmime Cesars, që njihet si Oscari në Francë dhe bëri bujë me performancën e tij në vitin 1971 në filmin Vidocq.

Në vitin 1964, ai ishte pjesë e skuadrës së Francës në sportin bobsled për Lojërat Olimpike Dimërore, por u lëndua rëndë para se të fillonin garat.

Sakaq, Claude ishte i pasionuar me veturat dhe mori pjesë disa herë në garën Paris-Dakar, duke e fituar atë në vitin 1983 në tandem me Jacky Ickxin. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!