Një 33-vjeçar britanik vdiq kur parashuta e tij nuk u hap pasi u hodh nga një gradaçel në Pattaya, një vendpushim i famshëm në Tajlandë, njoftoi këtë të hënë BBC.
Policia tha se mori informacion se një burrë u hodh nga një ndërtesë 29-katëshe dhe ra në majë të një peme dhe më pas në tokë.
Me të mbërritur në vendngjarje, policia konstatoi se burri kishte një parashutë, e cila nuk u hap.
Rojet në gradaçel i thanë policisë se burri kishte shkuar në çatinë e ndërtesës me miqtë, të cilët po filmonin kërcimin e tij.
Sporti ekstrem i hedhjes me parashutë nga ndërtesat e larta po rritet në popullaritet mes të huajve që jetojnë në Azinë Juglindore dhe është gjithashtu një mundësi për të fituar para, pasi videot e kërcimeve shpërndahen në mediat sociale.
Meqenëse në këtë sport parashuta hapet disa sekonda para se të zbresë në tokë, ky kërcim është pakrahasueshëm më i rrezikshëm se hedhja me parashutë klasike./abcnews.al