Ndërron 6 automjete dhe bën 120 km për të ushqyer kafshët endacake

schedule16:47 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 16:47 - 28 Dhjetor, 2021

Gul Istanbullu, e cila jeton në Samsun, Turqi, udhëton 120 kilometra në javë për të ushqyer kafshët e braktisura. Dy vjet më parë, Gul ndërtoi 30 shtëpi kafshësh të braktisura në zonën pyjore të Zonës Industriale Kavak. Çdo javë, për tre ditë, ajo udhëton për të shpërndarë ushqimin që përgatit në shtëpi.

Ajo tregon se duhet të ndërrojë disa mjete për të arritur në vendin ku ndodhen kafshët. Megjithatë, pavarësisht peripecive, ajo thotë se ndihet e lumtur kur mendon se kafshët nuk do të jetë të uritura. “Është e vështirë të mbash ushqim duke ndërruar automjete në një rrugë prej 120 kilometrash.

Por unë i dua kafshët kështu që mundi im shpërblehet.” thotë ajo duke shtuar se i duhet vetëm mbështetje për transportin. “Unë nuk po kërkoj asgjë nga komunat. Thjesht mbështetje në formën e transportit atje ku kafshët janë. Njerëzit gjithashtu duhet të kujdesen për kafshët që janë atje”, tha Istanbullu.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!