Ndërroi jetë pas infektimit me Covid-19, rolet që la pas aktori i njohur Koço Devole

schedule09:09 - 8 Nëntor, 2020

schedule 09:09 - 8 Nëntor, 2020

Koço Devole, aktori i njohur që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pasi ishte infektuar me Covid-19 ishte një nga personalitet më të shquara të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole ishte karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Në vitin 1946 familja e Koço Devoles është zhvendosur në Tiranë. Koço Devole studioi dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.

Ne nëntor te vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshem ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari.

Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj. Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës.

Ne vitin 1978 Devole nis punën në Televizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997, me marrjen e pushtetit nga Socialistet Drejtori i atëhershëm i RTSH-së e shkarkon si të paaftë. Devole detyrohet të emigrojë me familjen në SHBA.

Në vitin 2004 – 2005 punoi si regjisor dhe skenarist ne emisionin “Fiks Fare” si dhe në spektaklin humoristik “Portokalli”. Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne telekomeditë.

Çanta e zeze 1986

Gjuetia e fundit 1992

Të gjallë apo të vdekur 1996 –

Çanta me nje milion 1993

Oreksi i madh 1994

Nje dite i cmendur 1995

Revolja e heroit 1996

Pushime në Romë 1996

Mos shko o trim 1997

Tre shoke pa sherbyesen 2001

Karafili dhe Kleopatra 2001

Milioneri 2005

Na ishte njëherë Shqipëria 2009

Në vitin 1997 se bashku me Agron Llaken ne “Telebingo Shqiptare” humori i tij pati nje shkëlqim të vërtetë.

Koço Devole është autor dhe Regjisor i shume spektakleve skenike me trupën e Estradës së Tiranës, Fierit, Beratit etj.

Ne vitin 2013 interpretoi ne serialin komik “O Sa Mirë ” ne rolin e profesorit të historisë Akil Boga.

Që nga viti 2009, punonte ne Top Channel në emisionin “Fiks fare” ku krijimtaria dhe interpretimi i tij spikat ne rubrikat “Wikifiks”, “Koço në parlamentin europian”, ” Koço Kiçi Show” duke përfunduar me rubrikën “Monitorime” aq e pëlqyeshme për teleshikuesin shqiptar. Po ashtu, në vitin 2013 u angazhua si aktor në Serialin Shqiptar “O Sa Mire”./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!