Homazhe për ish-kryetarin e bashkisë/ Elbasan, Sejdini ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare

schedule10:21 - 13 Qershor, 2024

schedule 10:21 - 13 Qershor, 2024

Përcillet për në banesën e fundit ish-krybashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini.

Ceremonia është organizuar nga Bashkia e Elbasanit dhe nga familja Sejdini. ndërroi jetë ditën e djeshme për shkak të disa probleme shëndetësore.

Në homazhet në nder të 73-vjeçarit, kanë marrë pjesë Bledi Çuçi edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ku u shpreh “Ngushëllime familjarëve dhe qytetarëve të Elbasanit. E kujtoj me shumë dashuri gjithë humorin e tij dhe faktin që na bënte më të lehtë punën. Do e kujtoj për dashurinë e madhe që na ka dhuruar.”

Ceremonia është organizuar nga Bashkia e Elbasanit dhe nga familja Sejdini. Sejdini do të përcillet për në banesën e fundit në orën 12:30.

Qazim Sejdini ka qëndruar në krye të Bashkisë Elbasan për 3 mandate nën siglën e Partisë Socialiste. Ai vendosi që të mos kandidonte më për kryebashkiak në zgjedhjet vendore të 2019.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!