Ndërrimi i viteve, policia rrugore shton masat duke rritur numrin e efektivëve të terrenit

schedule12:24 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 12:24 - 29 Dhjetor, 2020

Me afrimin e festave të fundvitit, policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e festave dhe shmangien e ndodhive të pakëndshme.

Për natën e ndërrimit të viteve, njoftohet se policia rrugore ka marrë masat duke rritur numrin e efektivëve të terrenit dhe ngritjen e postblloqeve në pikat më kryesore që cilësohen si burime aksidentesh.

Kryesisht vëmendje i është kushtuar zonave të banuara sidomos në qytetin e Gjirokastrës pranë qendrave të lagjeve.

Specialisti i qarkullimit rrugor Artan Tarka pranë drejtorisë së policisë në Gjirokastër u ka bërë thirrje veçanërisht drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor,të mos përdorin celularin,dhe të mos tejkalojnë shpejtësinë e lejuar.  /abcnews.al/