Ndërpritet sërish energjia në centralin bërthamor të Zaporizhias

schedule10:09 - 12 Tetor, 2022

schedule 10:09 - 12 Tetor, 2022

Furnizimi me energji elektrike për centralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë, më i madhi në Europë, është ndërprerë sërish, sipas një njoftimi të shefit të mbikëqyrjes atomike të OKB-së, Rafael Grossi.

“Ekipi ynë në centralin bërthamor Zaporizhzhya më informoi këtë mëngjes se është ndërprerë energjia për të dytën ditë radhazi në 5 ditë,” tha Grossi në një mesazh në Tëitter, duke përsëritur thirrjen e për krijimin e një zonë mbrojtëse rreth termocentralit për të parandaluar bombardimet pranë objektit.

Centrali më i madh bërthamor i Europës ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi dhe ndodhet pranë vijës së parë të luftës në territorin që Presidenti Vladimir Putin ka thënë se është aneksuar nga Rusia.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!