Ndërpritet seriali i ri i aktorit me origjinë shqiptare, shkak infektimi nga Covid-19

schedule08:57 - 23 Shtator, 2020

schedule 08:57 - 23 Shtator, 2020

Aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman është një ndër aktorët më të pëlqyer në Turqi.

Aktualisht ai po shfaqet në rolin e Ozyrit, në serialin “Bay Yanlis”, krah aktores Ozge Gurel.

Ky serial është një ndër më të ndjekurit në Turqi, mirëpo mediat vendase kanë dhënë një lajm të keq. Një ndër personat e stafit është infektuar me koronavirus dhe si pasojë janë ndërprerë xhirimet.

Ndërkohë i gjithë stafi do t’i nënshtrohet tamponit dhe ende nuk dihet se kur do të rinisin xhirimet. l.k/abcnews.al