Seanca plenare e kësaj të enjteje është ndërprerë për herë të dytë për të vijuar në orën 12:45 pas një “incidenti” me deputetin Adriatik Alimadhi.
Ky i fundit u përjashtua nga seanca për, siç u shpreh kryeparlamentari Gramoz Ruçi, keqsjellje.
“Je fatkeq për identitetin që ke. Po të jap vërejtje do të përjashtoj nga seanca. Atëherë je i përjashtuar nga seanca. Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin përjashta. Nëse nuk del do i kërkoj sekretariatit 10 ditë përjashtim”, deklaroi Ruçi.
Alimadhi ka vazhduar të flasë në foltore, dhe më pas deputetët e opozitës së re janë afruar që të bindin Alimadhin të largohet nga foltorja.
Ruçi vijoi duke i thënë Alimadhit: O trim, largohu nga foltorja o trim, se është shekulli i mendjes, jo i forcës.
Nga ana tjetër dëgjoheshin thirrjet e Alimadhit ” komunist, pa shpirt, pa ndjenja. Komunist i thekur.” s.b/abcnews.al/